About Us

  1. Home
  2. Rreth nesh

Rreth Nesh

Një rrugëtim i ndërtuar mbi besim dhe kujdes

Dental Plus është një klinikë dentare me përvojë të gjatë, e themeluar në vitin 2004. Prej më shumë se dy dekadash, ne jemi të përkushtuar të ofrojmë shërbime dentare të specializuara me standarde të larta, duke përdorur teknologji moderne dhe qasje profesionale për çdo pacient.

Klinika jonë ofron një gamë të plotë shërbimesh dentare, si dhe kujdes të specializuar dentar për fëmijë, duke krijuar një ambient të qetë dhe miqësor për pacientët më të vegjël.

Jemi të vendosur në qytetin e bukur të Durrësit, 20 minuta larg aeroportit dhe 10 minuta larg portit kryesor, një destinacion i preferuar edhe për turizmin dentar, ku mirëpresim pacientë nga Italia dhe vende të tjera, duke garantuar profesionalizëm, korrektësi dhe standarde të larta shërbimi.

Partnerët tanë të besuar.

Rreth ekipit tonË

Dr. Daniela Elbasani

Kujdes profesional për çdo buzëqeshje — nga vizitat e para të fëmijëve deri te trajtimet moderne për të rriturit.

Dr. Daniela Elbasani përfaqëson filozofinë e Dental Plus: kujdes profesional i kombinuar me ngrohtësi njerëzore dhe vëmendje ndaj çdo detaji. Për të, çdo pacient është unik dhe çdo trajtim fillon me dëgjim, besim dhe një plan të personalizuar që vendos gjithmonë në qendër shëndetin, funksionin dhe estetikën e buzëqeshjes.

Me një qasje të kujdesshme dhe shumë të afërt me pacientin, ajo ofron trajtime për të rritur dhe fëmijë, duke krijuar një eksperiencë të qetë dhe të sigurt në çdo vizitë. Ekspertiza e saj përfshin stomatologjinë e përgjithshme, implantet dentare dhe trajtime moderne restauruese, të realizuara me fokus maksimal te siguria dhe rezultatet afatgjata.

Aty ku kujdesi, durimi dhe profesionalizmi takohen për të krijuar buzëqeshje pa frikë dhe plot besim.

 

Një nga pikat që e dallon më shumë është mënyra e saj e veçantë e komunikimit me fëmijët. Me durim, qetësi dhe një qasje miqësore, Dr. Daniela arrin të krijojë besim që në takimin e parë, duke i ndihmuar pacientët e vegjël të ndihen rehat dhe pa frikë.

Në stomatologjinë pediatrike, fokusi i saj është jo vetëm trajtimi, por edhe krijimi i zakoneve të shëndetshme që në moshë të hershme. Çdo vizitë është menduar si një eksperiencë pozitive që i ndihmon fëmijët të ndërtojnë një marrëdhënie të mirë me dentistin dhe të kujdesen me vetëdije për buzëqeshjen e tyre.

Për pacientët e rritur, ajo kombinon trajtimet moderne dentare me një kujdes të personalizuar, për të siguruar rezultate funksionale, estetike dhe afatgjata. Qasja e saj bazohet gjithmonë te siguria, komunikimi i qartë dhe rehatia e pacientit.

Për Dr. Daniela, çdo buzëqeshje fillon me besim dhe trajtohet me zemër.

Transformimi i buzëqeshjes

Udhëzues për dhëmbë të rregullt në 4 hapa

01

Konsulta dhe diagnostikimi

Çdo buzëqeshje perfekte fillon me një kontroll të detajuar.Me skaner intraoral dhe radiografi 3D përcaktohet trajtimi më i përshtatshëm për ju.

02

Plani i personalizuar

Pas diagnostikimit, zgjidhet trajtimi më i përshtatshëm për të arritur dhëmbë të rregullt, funksionalë dhe natyralë.

03

Procesi i transformimit

Trajtimi realizohet me precizion maksimal për të korrigjuar pozicionin, formën dhe harmoninë e dhëmbëve.

04

Ruajtja e rezultatit

Higjiena e përditshme dhe kontrollet periodike ndihmojnë që buzëqeshja juaj të qëndrojë e bukur dhe e shëndetshme për shumë vite.

Laborator Dentar

Laborant Dentar Artan Elbasani

Me një eksperiencë profesionale që prej vitit 1998, Artan Elbasani ka ndërtuar rrugëtimin e tij mbi përkushtimin, precizionin dhe pasionin për estetikën dentare. Për të, çdo punim është më shumë sesa një proces teknik — është një kombinim i artit, funksionalitetit dhe cilësisë, i krijuar për t’u përshtatur natyrshëm me buzëqeshjen e çdo pacienti.

Filozofia e tij është e thjeshtë: asnjë detaj nuk është i vogël kur bëhet fjalë për buzëqeshjen e dikujt.

NA vizitoni

Precizion, teknologji dhe cilësi e kontrolluar në çdo hap.

pacient
0 K

Pacientë vendas dhe të huaj që na kanë besuar buzëqeshjen e tyre.

vite eksperiencë
0 +

Përkushtim i palëkundur në kujdesin dentar, që nga 2004.

Shërbime dentare
0 +

Estetikë dhe trajtime komplekse nën një çati.

specializime dhe konferenca
0 +

Staf i kualifikuar dhe i përditësuar me praktikat më të avancuara.

Ekipi ynë

Dentistët Tanë Të Përkushuar

Ekspertë të përkushtuar, për një përvojë dentare të jashtëzakonshme.

Testimonial

Përvojat e Klientëve tanë

Vlerësimi juaj na frymëzon të bëjmë çdo shërbim me përkushtim dhe dashuri.

Ky vlerësim bazohet në përvojën e pacientëve pas vizitës.
0 /5

Për Shërbime të Ekselencës