Kirurgjia orale është ajo degë e stomatologjisë, që merret me ndërhyrjet kirurgjikale në kavitetin oral. Për fat të keq, kur një dhëmb është e pamundur që të ruhet për shkak se mund të jetë shumë i dëmtuar dhe mbushja është e pamundur, është e detyruar heqja e tij.
Kirurgjia më e përhapur është heqja e dhëmballëve të pjekurisë, heqja e dhëmbëve të retinuar. Ndërhyrjet më të shpeshta që kryhen janë biopsia dhe ekstraksionet e dhëmbëve dhe rrënjëve të mbetura. Heqja e dhëmbëve është një ndërhyrje rutinë në kirurgjinë orale. Në Dental Plus bëhet e mundur qetësimi dhe shërimi i plote i pacientëve me absese dhe flegmone të dhëmbëve, me dhëmballë pjekurie të retinuar (të përmbajtura), të dala me vërshtirësi për mungesë vendi në nofullën e pacientit e për pasojë me dhimbje tëpër të forta; rregullojmë të gjitha llojet e frakturave aksidentale të nofullave duke i riformuar kockat e thyera në gjendjen e mëparshme.
Ne jemi te barabarte perballe dentistit,por dentistet mes tyre jane te ndryshem.