Faseta Porcelani

Çfarë janë Fasetat e Porcelanit?

Fasetat e Porcelanit janë veshje të holla qeramike që ngjiten në mënyrë të drejtëpërdrejtë në sipërfaqen frontale të dhëmbëve. Ato janë një zgjedhje ideale për të përmirësuar buzëqeshjen tuaj, falë thjeshtësisë dhe konfortit që ato sigurojnë. Vendosja e tyre kërkon aftësi teknike si dhe kujdes ndaj detajeve estetike.

Në klinikën tonë fasetat përdoren gjerësisht dhe ne përshtatim çdo rast sipas nevojave individuale për të theksuar karakteristikat e buzëqeshjes së çdo pacienti.

A do të duken fasetat si dhëmbë natyral?

Kur ngjiten në sipërfaqen e dhëmbit, sipërafaqet shumë të holla të fasetave të porcelanit janë virtualisht të padallueshëm dhe shumë rezistentë ndaj kafesë, çajit apo dhe njollave të cigareve.

Përsa i përket fortësisë dhe pamjes së tyre ato ngjajnë me dhëmbë të shëndetshëm dhe janë zgjedhja më përfekte ndër të gjitha teknikat restorative

Sa rezistente janë fasetat e porcelanit?

Me kujdesin e duhur, fasetat e porcelanit do të shndërisin buzëqeshjen tuaj për më shumë se një dekadë. Pranë Klinikës sonë ju sigurojmë se fasetat përgatiten nga porcelani më cilësor dhe janë të ngjitura me materialet më bahkëkohore sot. Duke evituar përdorimin e tyre si mjete për të hapur apo prerë objekte e sende të forta, do të zgjasni jetën e tyre.

E nëse aksidentalisht ndodh dëmtimi i tyre është e mundur që të zëvëndësohet vetëm faseta e dëmtuar.

Ne jemi te barabarte perballe dentistit,por dentistet mes tyre jane te ndryshem.

https://dentalplus.al/wp-content/uploads/2022/07/dental-plus-logo-final-web.png

We are equal in front of the dentist, but the dentists between them are different.

Doctors
https://dentalplus.al/wp-content/uploads/2022/06/Implantologji-foto-random-1625x1500-8-scaled.jpg
Social Media

Visit DentalPlus on these social links.

© DentalPlus Albania. Developed by Infofix.al

© DentalPlus Albania. Developed by Infofix.al