Stomatologji Pediatrike (Pedodonci)

  1. Home
  2. Shërbimet
  3. Stomatologji Pediatrike (Pedodonci)

Keni nevojë për ndihmë?

Rezervoni konsultën tuaj fillestare sot dhe nisni rrugëtimin drejt një buzëqeshjeje më të shëndetshme dhe pa dhimbje. Na kontaktoni tani!

Një Fillim i Bukur për Buzëqeshje të Shëndetshme

Dental Plus, kujdesi për fëmijët është i ndërtuar mbi besim, durim dhe përvojë pozitive. Ne krijojmë një ambient miqësor dhe të sigurt, ku çdo fëmijë ndihet rehat dhe pa frikë gjatë vizitës tek dentisti.

Qëllimi ynë është të ndërtojmë zakone të shëndetshme që në moshë të hershme dhe të sigurojmë zhvillimin e duhur të dhëmbëve dhe nofullës.

Pse të zgjidhni Dental Plus për fëmijën tuaj?

  1.  Ambient i rehatshëm dhe miqësor për fëmijë
    Kujdesemi që çdo fëmijë të ndihet i qetë dhe i mirëpritur gjatë vizitës, duke reduktuar stresin dhe frikën.
  2. Staf i trajnuar dhe i durueshëm
    Ekip profesionistësh që komunikojnë me butësi dhe kuptim, duke krijuar një marrëdhënie besimi me çdo fëmijë.
  3. Teknologji moderne dhe trajtime pa dhimbje
    Përdorimi i teknikave bashkëkohore që sigurojnë trajtime efikase, të shpejta dhe sa më komode për fëmijët.
  4. Fokus te parandalimi dhe edukimi
    Ne i mësojmë fëmijët si të kujdesen për dhëmbët e tyre, duke ndërtuar zakone të shëndetshme për gjithë jetën.
  5. Përvojë pozitive që krijon besim tek dentisti
    Çdo vizitë është një eksperiencë e mirë që ndihmon fëmijën të ndihet i sigurt dhe pa frikë në çdo rikthim.

Dental Plus – aty ku buzëqeshjet e vogla marrin kujdesin më të madh.

Si zhvillohet vizita?

Vizita e fëmijës në Dental Plus zhvillohet me kujdes, qetësi dhe komunikim të përshtatur sipas moshës, në mënyrë që përvoja të jetë sa më e lehatshme dhe pozitive.

1

Në fillim, fëmija njihet gradualisht me ambientin, me dentistin dhe me mënyrën si do të zhvillohet vizita. Qëllimi është që ai të ndihet i sigurt, i mirëpritur dhe sa më rehat që në momentet e para.

Njohje me ambientin dhe krijimi i besimit

2

Kontrolli kryhet me qasje të kujdesshme dhe të qetë, duke respektuar ritmin dhe ndjeshmërinë e fëmijës. Vizita e parë fokusohet jo vetëm te vlerësimi i dhëmbëve, por edhe te krijimi i një përvoje pa frikë dhe pa stres.

Kontroll i butë dhe pa stres

3

Çdo hap i kontrollit apo trajtimit shpjegohet në mënyrë të kuptueshme, si për fëmijën ashtu edhe për prindin. Kjo ndihmon që fëmija të ndihet më i qetë, ndërsa prindi të kuptojë qartë gjendjen orale dhe kujdesin e nevojshëm.

Shpjegim i thjeshtë për fëmijën dhe prindin

4

Nëse gjatë vizitës konstatohet nevoja për trajtim, ai planifikohet ose realizohet sipas rastit, gjithmonë me kujdes maksimal dhe me një qasje sa më të butë ndaj fëmijës. Synimi është që çdo ndërhyrje të përjetohet sa më lehtë dhe me sa më pak shqetësim.

Trajtimi, nëse është i nevojshëm

5

Në fund të vizitës, prindi merr udhëzimet e nevojshme për higjienën orale të fëmijës, ushqyerjen dhe zakonet që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve. Këshillat përshtaten sipas moshës dhe nevojave të fëmijës.

Këshilla për kujdesin në shtëpi

Kujdes që fillon herët, buzëqeshje që zgjasin gjithë jetën

Në Dental Plus, çdo fëmijë trajtohet me përkushtim dhe kujdes të veçantë, për të ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme me kujdesin dentar që në hapat e parë.

Pyetje të Shpeshta

Rekomandohet që vizita e parë të bëhet rreth moshës 1 vjeç ose kur dalin dhëmbët e parë.

Çdo 6 muaj, ose sipas rekomandimit të dentistit.

Jo, përdoren teknika moderne që minimizojnë dhimbjen dhe stresin.

Flisni pozitivisht për dentistin dhe shmangni përdorimin e fjalëve që lidhen me frikën.