Laboratori Dental Plus në Durrës ofron punime dentare me teknologji moderne dhe standarde të larta cilësie, duke garantuar rezultate estetike dhe funksionale për çdo pacient.

Laborant
Me një eksperiencë profesionale që prej vitit 1998, Artan Elbasani ka ndërtuar rrugëtimin e tij mbi përkushtimin, precizionin dhe pasionin për estetikën dentare. Për të, çdo punim është më shumë sesa një proces teknik — është një kombinim i artit, funksionalitetit dhe cilësisë, i krijuar për t’u përshtatur natyrshëm me buzëqeshjen e çdo pacienti.
Pas përfundimit të studimeve universitare në degën Laborant Dentar, ai nisi të zhvillonte aftësitë e tij profesionale në laboratorë dhe klinika të ndryshme, duke fituar eksperiencë të gjerë në realizimin e punimeve dentare dhe në bashkëpunimin e ngushtë me mjekët stomatologë.
Gjatë viteve, ka ndjekur trajnime dhe çertifikime të shumta në fusha të specializuara si protetika dentare, shtresëzimi i qeramikës, strukturat morfologjike të dhëmbëve, estetika e kurorave të zirkonit, cover makeup dhe karakterizimi i zirkonit përpara sinterizimit. Formimi i tij profesional është pasuruar edhe nga bashkëpunimi me trajnerë dhe profesionistë të njohur si Nondas, Djemal Ibrahimi dhe Mario Pace.
Në vitin 2004, ai themeloi laboratorin e tij të parë, “Laborator Durrësi”, duke hedhur bazat e një pune të pavarur dhe të fokusuar në cilësi. Në vitin 2015, këtij rrugëtimi iu shtua edhe studioja dentare, duke krijuar një bashkim të plotë mes laboratorit dhe klinikës nën emrin Dental Plus, siç njihet edhe sot. Ky zhvillim solli një avantazh të rëndësishëm: kontroll më të lartë të cilësisë, komunikim më të saktë mes klinikës dhe laboratorit, si dhe rezultate më natyrale e funksionale për pacientët.
Sot, Artan Elbasani është i fokusuar në realizimin e kurorave, urave, fasetave dhe punimeve të tjera dentare, duke përdorur materiale cilësore si porcelani dhe zirkoni. Çdo punim realizohet me kujdes maksimal ndaj detajit, për të garantuar qëndrueshmëri, funksion optimal dhe estetikë natyrale.
Filozofia e tij është e thjeshtë: asnjë detaj nuk është i vogël kur bëhet fjalë për buzëqeshjen e dikujt.
We are committed to sustainability. eco-friendly initiatives.
Në laboratorin Dental Plus prodhojmë:
Klinika jonë ofron një ambient modern dhe të teknologjisë së fundit, ku çdo pacient trajtohet me përkujdesje dhe profesionalizëm, që nga konsultimi i parë e deri pas çdo trajtimi, për të rritur dhe fëmijë.
Merrni një konsultë falas në Dental Plus dhe njihuni me ekipin tonë profesionist. Takimi është pa pagesë dhe i përshtatur sipas nevojave tuaja.
Çdo rast është unik. Ne studiojmë rastin tuaj me teknologji digjitale dhe ju prezantojmë vizualisht buzëqeshjen e re përpara se të nisë trajtimi.
Shërbimi ynë nuk mbaron me përfundimin e trajtimit – ne ofrojmë kontrolle periodike dhe mbështetje të vazhdueshme për secilin pacient.
Laboratori ynë është i pajisur me teknologjinë më të fundit për të garantuar cilësi maksimale:
Copyright © 2026 All Rights Reserved.