Rezervoni konsultën tuaj fillestare sot dhe nisni rrugëtimin drejt një buzëqeshjeje më të shëndetshme dhe pa dhimbje. Na kontaktoni tani!
Në Dental Plus, estetika dentare nuk është thjesht trajtim – është art, precizion dhe bashkëpunim perfekt mes klinikës dhe laboratorit. Çdo buzëqeshje projektohet me kujdes nga Dr. Daniela Elbasani dhe realizohet me detaje të larta estetike në laboratorin In-House nga Dr. Artan Elbasani – Laborant Dentar
Ky bashkëpunim garanton kontroll të plotë mbi cilësinë, formën, ngjyrën dhe rezultatin final.
Vlerësim i fytyrës, buzëve dhe dhëmbëve për të përcaktuar dizajnin optimal të buzëqeshjes.
Pajisje: Software për analizë facial dhe 3D scanning.
Marrja e fotografive dhe analiza digjitale për të kuptuar strukturën dhe harmoninë e buzëqeshjes.
Pajisje: Kamera intraorale digjitale, skaner 3D.
Parashikimi i rezultatit përmes softuerëve të specializuar, për të parë si do duket buzëqeshja finale.
Pajisje/Software: CAD/CAM, softuer për Smile Design.
Realizimi i punimeve me precizion maksimal dhe materiale të cilësisë së lartë, brenda klinikës.
Pajisje: CNC milling machine, fornet për qeramikë, printer 3D për mock-ups.
Testimi i punimeve për të siguruar përshtatjen perfekte dhe rezultat maksimal estetik para vendosjes përfundimtare.
Pajisje: Instrumente intraorale për provë dhe rregullim të detajuar.
Sepse këtu buzëqeshja nuk përshtatet thjesht me dhëmbët tuaj, por me fytyrën tuaj.
Rezultat që duket. Natyralitet që ndihet. Cilësi që zgjat.
Është dega e stomatologjisë që përmirëson pamjen e buzëqeshjes përmes trajtimeve që ruajnë natyralitetin e dhëmbëve.
Zbardhimin e dhëmbëve, fasetat, kurorat estetike, riformësimin e dhëmbëve dhe korrigjimin e ngjyrës.
Po. Me higjienë të rregullt, pastrim profesional dhe kontrolle periodike.
Jo, kur kryhet në kushte profesionale dhe me protokolle të sigurta.
Janë shtresa shumë të holla porcelani që vendosen mbi sipërfaqen e dhëmbëve për të përmirësuar formën, ngjyrën dhe simetrinë.
Po. Qëllimi është një buzëqeshje harmonike dhe sa më natyrale.
Me higjienë të mirë dhe kontrolle periodike, rezultatet zgjasin për shumë vite.
Jo. Procedurat janë minimale dhe të rehatshme për pacientin.
Full Zirkon: Shumë i fortë dhe i qëndrueshëm, i përshtatshëm për dhëmbë posteriorë ku forca e kafshimit është më e madhe.
Max Zirkon: Më estetike, me shkëlqim natyral dhe transparencë më të mirë, e përshtatshme për dhëmbë anteriorë dhe buzëqeshje të dukshme.
Copyright © 2026 All Rights Reserved.