Implantet Dentare

Implantologji Dentare në Dental Plus

  1. Home
  2. Shërbimet
  3. Implante Dentare

Keni nevojë për ndihmë?

Rezervoni konsultën tuaj fillestare sot dhe nisni rrugëtimin drejt një buzëqeshjeje më të shëndetshme dhe pa dhimbje. Na kontaktoni tani!

Zëvendësimi më i avancuar i dhëmbëve që mungojnë

Në Dental Plus, trajtimet me implante ofrojnë një zgjidhje të qëndrueshme dhe natyrale për dhëmbët që mungojnë. Çdo plan trajtimi është i personalizuar, ndërsa strukturat fikse si Bar Titanium + Full Zirkon realizohen në laboratorin In-House nga Lab. Artan Elbasani – Laborant Dentar, për përshtatje perfekte dhe estetikë natyrale.

Çfarë janë Implantet Dentare?

Implantet dentare janë vida të vogla prej titani që vendosen në kockën e nofullës për të zëvendësuar rrënjën e një dhëmbi të munguar. Mbi implant vendoset një kurorë, urë ose protezë fikse, duke rikthyer funksionin dhe pamjen natyrale të dhëmbëve.

Ndërhyrja me implantologjinë dentare në rast të humbjes së dhëmbëve nuk është vetëm çështje estetike. Mungesa e një ose më shumë dhëmbëve (edentulizmi) ndikon drejtpërdrejt në procesin e tretjes, pasi përtypja nuk realizohet siç duhet dhe ushqimi nuk bluhet në mënyrë të saktë. Në planin afatgjatë, mungesa e dhëmbëve çon në resorbimin (hollimin) e kockës së nofullës, sepse kocka nuk stimulohet më nga rrënja e dhëmbit. Gjithashtu, mund të ndikojë negativisht në të folur dhe në shqiptimin e fjalëve.

Implantologjia dentare i korrigjon këto pasoja duke rikthyer jo vetëm buzëqeshjen, por edhe funksionin normal të përtypjes, stabilitetin e kockës dhe qartësinë në të folur.

Llojet e implanteve

Si realizohet procedura?

Në Dental Plus, procedura e implanteve dentare realizohet me teknologji moderne dhe planifikim të personalizuar për çdo pacient. Procesi nis me një konsultë të detajuar dhe analizë diagnostikuese përmes radiografisë dhe skanerit 3D, duke garantuar saktësi maksimale në planifikimin e trajtimit.

Vendosja e implantit prej titani kryhet nën anestezi lokale, në kushte të sigurta dhe komode. Falë teknikave bashkëkohore, ndërhyrja është minimale dhe rikuperimi i shpejtë.

Pas fazës së osteointegrimit (bashkimit të implantit me kockën), vendoset abutmenti dhe kurora përfundimtare, duke rikthyer jo vetëm funksionin e plotë të përtypjes, por edhe një buzëqeshje natyrale dhe estetike.

Sa zgjat trajtimi?

Rikuperimi dhe kujdesi

Në Dental Plus, implantet nuk janë vetëm një zëvendësim – janë një rikthim i funksionit dhe bukurisë natyrale të buzëqeshjes.

Pyetje të Shpeshta

Implantologjia dentare është fusha që merret me vendosjen e implanteve të dhëmbëve – rrënjë artificiale prej titani që zëvendësojnë dhëmbët e humbur.

Çdo pacient me shëndet të mirë oral dhe kockë të mjaftueshme është kandidat për implant. Konsultimi i parë përcakton mundësitë e trajtimit.

Jo. Procedura kryhet me anestezi lokale dhe pacienti ndjen komoditet gjatë gjithë kohës.

Vendosja e implantit është faza e parë. Integrimi me kockën (osteointegrimi) zgjat zakonisht 4–6 muaj, varësisht nga rasti.

Me kujdes oral të rregullt dhe kontrolle periodike, implantet mund të zgjasin gjithë jetën.

Po. Dhëmbi artificial dizajnohet për t’u përshtatur me ngjyrën, formën dhe madhësinë e dhëmbëve të tjerë.

Rikthen funksionin e dhëmbëve, estetikën e buzëqeshjes dhe parandalon humbjen e kockës në zonën ku mungon dhëmbi.

Shumica e pacientëve kthehen në aktivitetet e përditshme brenda 1–2 ditësh, me kujdesin e rekomanduar nga dentisti.